Errët
Ndritshëm

Chiesa qëndron te Liverpool të paktën edhe një sezon

19.08.2025
Gettyimages 2229472960.jpg

Federico Chiesa do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.

Sulmuesi 27-vjeçar ishte një nga emrat më të përfolur të merkatos verore, me disa raporte që sugjeronin një largim të mundshëm nga “Anfield”. Përmes përfaqësuesve të tij, Chiesa ka njoftuar drejtuesit e klubit se synon të mbetet pjesë e ekipit.

Në muajin qershor dhe fillim të korrikut, italiani kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit, veçanërisht pasi u la jashtë turneut aziatik nga trajneri Arne Slot, që zgjodhi Luis Diaz në vend të tij. Mirëpo, largimi i kolumbianit drejt Bayern Munich ka ndryshuar skenarin, duke i hapur Chiesas rrugën për të marrë më shumë hapësira në krahun e majtë të sulmit.

Sezonin e kaluar, ish-lojtari i Juventusit u aktivizua në 14 ndeshje në të gjitha garat, ku realizoi dy gola dhe dhuroi dy asiste.

Errët
Ndritshëm