Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se sulmuesi danez Rasmus Hojlund nga Manchester United është një nga prioritetet kryesore për përforcimin e sulmit të klubit.
“Hojlund është një opsion i mirë për ne. Po e vlerësojmë tani, por tregu i transferimeve mund të jetë i paparashikueshëm. E dimë që duhet ta përforcojmë këtë pozicion me lojtarë që mund t’i sjellin energji të freskët skuadrës,” tha Tare për TMW.
Tare shtoi se Milani po kërkon gjithashtu një tjetër sulmues, duke përfshirë Dusan Vlahovic, duke theksuar se një përforcim në këtë repart është i nevojshëm për sezonin e ardhshëm.