Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një djalë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshjeje.
“Raportohet se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas raportit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e sulmit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.