Errët
Ndritshëm

Rrahje në Gllogoc , dy përfundojnë në pranga pas përplasjes fizike

04.08.2025

Një mosmarrëveshje mes dy personave ka përfunduar me përleshje fizike në fshatin Baicë të Gllogocit, duke shkaktuar lëndime trupore të lehta për të dy të përfshirët.

Burime nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se dy meshkuj kosovarë janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përpara se të intervistoheshin nga hetuesit policorë.

Pas procedurave të para, ndaj njërit nga të dyshuarit është caktuar masa e mbajtjes, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar dhe autoritetet kanë nisur procedurat për inicimin e veprës penale: “Lëndim i lehtë trupor”.

Errët
Ndritshëm