Errët
Ndritshëm

Izraeli vret 21 palestinezë që nga agimi i së hënës

04.08.2025

Gaza po shkon drejt një kolapsi humanitar të pakthyeshëm.

Agjencitë humanitare thonë se pa një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, Gaza është duke u “zvarritur drejt një kolapsi humanitar të pakthyeshëm”, pasi që të paktën 21 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në gjithë Gazën që nga agimi i së hënës, përfshirë edhe nëntë persona që kërkonin ndihma, raporton Al Jazeera.

Autoritetet në Gaza bëjnë me dije se më shumë se 22,000 kamionë me ndihma humanitare po presin jashtë Rripit të Gazës, ndërsa mesatarisht prej 27 korrikut, kur Izraeli lehtësoi disi kufizimet, në enklavë kanë hyrë 84 kamionë në ditë. Organizatat humanitare thonë se për të përmbushur nevojat bazë të popullsisë nevojiten të paktën 600 kamionë ndihma në ditë.

Hamas deklaron se është i hapur për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të dërgojë ndihma për të burgosurit izraelitë në Gaza, nëse Izraeli hap “korridore humanitare” për të dërguar ndihma për të gjithë njerëzit në Gaza, raporton Al Jazeera.

Lufta e Izraelit në Gaza ka shkaktuar të paktën 60,839 të vrarë dhe 149,588 të plagosur.

Errët
Ndritshëm