Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, pritet të rikthehet në Turqi pas tri viteve në futbollin anglez. Sipas raportimeve të mediumit turk 90min.tr, 26-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e Rizesporit dhe pritet t’i bashkohet ekipit gjatë kësaj jave.
Muric ka pasur më parë një eksperiencë të suksesshme në Superligën turke me Adana Demirsporin. Pas një sezoni në Ipswich Town dhe dy vitesh te Burnley, ai synon të rikthehet si titullar në një ekip që po ndërton një formacion konkurrues për garat evropiane.
Ende nuk është konfirmuar nëse kalimi i tij te Rizespori do të jetë huazim apo transferim i përhershëm.