Errët
Ndritshëm

I ofroi 20 euro policit, arrestohet shtetasi zviceran në Prishtinë

02.08.2025

Një shtetas zviceran është arrestuar të enjten në fshatin Bërrnicë e Poshtme të Prishtinës, nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj një zyrtari policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2025, rreth orës 16:20, kur i dyshuari i kishte ofruar 20 euro një zyrtari policor.

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit, por ka bërë të ditur se procedurat ligjore janë duke vazhduar.

Errët
Ndritshëm