Numri i përgjithshëm i viktimave nga uria në Gaza ka arritur në 169, prej tyre 93 fëmijë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, edhe 7 persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e urisë dhe kequshqyerjes.
Banorët e Rripit të Gazës, nën bllokadë të vazhdueshme, po përballen me një luftë për mbijetesë dhe ushqim, ndërsa bombardimet izraelite vazhdojnë pa ndërprerë.
Të paktën 51 persona janë vrarë vetëm të shtunën nga sulmet ajrore izraelite në zona të ndryshme të Gazës, mes tyre edhe 27 civilë që kërkonin ndihmë humanitare, raporton Al Jazeera.
Që nga fillimi i ofensivës së Izraelit ndaj Gazës, janë vrarë të paktën 60,430 persona, ndërsa 148,722 të tjerë janë plagosur.