Një grua është arrestuar pasi i kanosi dy burra dhe rrahu njërin prej tyre në Deçan.
Ngjarja kishte ndodhur saktësisht të enjten në fshatin Prilep, rreth orës 19:00.
Fillimisht, ajo i kishte kanosur e ngacmuar përmes telefonit, e më pas njërin prej tyre e kishte sulmuar fizikisht.
“Viktima mashkull nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
E dyshuara, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.