Errët
Ndritshëm

Aksion policor në Prishtinë, dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

12.06.2025
Policia E Kosoves 1

Policia e Kosovës po kryen hetime ndaj disa personave, me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha shkurtimisht se pas përfundimit të zhvillimeve policore, në koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëjnë publike informacione të tjera.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”.

Eshtë raportuar se janë arrestuar disa persona në një aksion policor në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Errët
Ndritshëm