Errët
Ndritshëm

Kreu i Kishës së Anglisë, Justin Welby nën presionin për të dhënë dorëheqje mes skandalit të abuzimit

11.11.2024

Kreu i Kishës së Anglisë,  është nën presion për të dhënë dorëheqje pasi një hetim zbuloi se ai nuk informoi policinë për abuzimin fizik dhe seksual serial që u shkaktua nga një vullnetar në kampet verore të Kishës.

Disa anëtarë të Sinodit të Përgjithshëm, asamblesë kombëtare të kishës, kanë nisur një peticion duke i bërë thirrje Kryepeshkopit të Canterbury-t, Justin Welby të japë dorëheqjen, duke thënë se ai “ka humbur besimin e klerit të tij”. Peticioni kishte mbledhur më shumë se 1,800 nënshkrime në Change.org deri në orët e vona të mëngjesit në Londër të hënën, raporton Associated Press.

Thirrjet për dorëheqjen e Welby janë rritur që nga e enjtja, kur kisha publikoi rezultatet e një rishikimi të pavarur për John Smyth, i cili abuzoi seksualisht, psikologjikisht dhe fizikisht me rreth 30 djem të rinj në Mbretërinë e Bashkuar dhe 85 në Afrikë gjatë pesë dekadave.

Gjithmonë sipas  te njohurës Associated Press raporti prej 251 faqesh arriti në përfundimin se Welby dështoi të raportonte Smyth tek autoritetet kur u informua për abuzimin në gusht 2013, menjëherë pasi u bë Kryepeshkop i Canterbury-t.

Welby javën e kaluar mori përgjegjësinë për akuzat se nuk  ka ndjekur  aq “energjikisht” sa duhej raportimin e Smyth pasi mësoi për abuzimin, por tha se ka vendosur të mos jepte dorëheqje.

Errët
Ndritshëm