I dyshuari për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj që ndodhi të hënën,është arrestuar sot, ka njoftuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.
Dje Policia e Kosovës arrestoj gabimisht një person tjetër dhe të njëjtin sot e kanë liruar. Ndërsa në ora 4 të mëngjesit është vetdorëzuar në polici i dyshuari për rastin.
“Personi të cilin e kemi arrestuar gabimisht është liruar. E në ora 4:00 të mëngjesit është paraqitur vetë i dyshimti dhe është dorëzuar, dhe më pas ky i arrestuari i parë, është liruar, e ai tjetri është ndaluar, pra i dyshuari kryesor”, ka thënë Jashari.
Është konfirmuar nga Shukri Jashari se i dyshuari për sulmin me thikë ka qenë i dënuar për vrasjen e një gruaje më 2016.
Në lidhje me therrjen është deklaruar edhe familjari i vajzave të mitura Jeton Emini.
Jeton Emini ka deklaruar se dje rreth orës 15:15 personi i moshuar ka therur me thikë vajzat e mitura që ishin mysafir tek ai.
”Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15,
ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeq), i cili për arsye ende të panjohura i therr dy vajza të mitura
(të cilat ishin musafir nga Podujeva tek axha im) dhe thjerrjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime”