Errët
Ndritshëm

Katër persona arrestohen shkaku i dajakut mes vete

08.11.2024
Katër Persona Arrestohen Shkaku I Dajakut Mes Vete
Katër persona arrestohen shkaku i dajakut mes vete

Në Istog janë arrestuar katër persona sipas policisë pasi të njëjtit u rrahën mes vete si shkak i një mosmarrëveshje.

Si pasojë e rrahjes një person është lënduar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes të arrestuarëve u janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika.

Ngjarja ka ndodhur mëngesin e së enjtës sipas policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.

Errët
Ndritshëm