Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk do të ia dalë të udhëheqë me Gjermaninë deri në fund të mandatit.
Partitë e opozitës kanë bërë thirrje për një votim të menjëhershëm të besimit pasi Kancelari Scholz shkarkoi Ministrin e Financave Christian Lindner. Humbja e votave do të hapte rrugën për zgjedhje të parakohshme.
Pasi që koalicioni që ka qeverisur me vendin deri tani i njohur si semafori për shkak të përbërjes prej tre partive si e majta e qendrës Social Demokratët (e kuqe), neoliberalët Demokratët e Lirë (e verdhë) dhe ambientalistët e gjelbër tashmë është shpërbërë.
Udhëheqësi i CDU Friedrich Merz i cili është kandidat opozotiar,sipas Deutsche Welle ka gjasa më të mëdha për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë. Merz kërkoi veprime të shpejta nga kancelari Gjerman.
“Qeveria nuk ka më shumicë në Bundestagun gjerman dhe kështu duhet t’i bëjmë thirrje Kancelarit Federal — me një vendim unanim nga grupi parlamentar CDU / CSU — të thërrasë menjëherë një votë besimi, në fillim të javës tjetër, më së voni, “tha ai.
Unioni Kristian Demokratik (CDU) dhe rajonal Unioni Social i Krishterë (CSU) nuk janë vetëm blloku më i madh i opozitës në parlamentin aktual, ata gjithashtu, sipas sondazheve aktuale, ka shumë të ngjarë të dalin nga zgjedhjet e reja si forca më e madhe.
Në anën tjetër vet kancelari gjerman ka kërkuar votë besimi në Janar të 2025-tës.