Errët
Ndritshëm

EKSKLUZIVE: Policia arreston një person, kërkohej me urdhëresë nga Gjykata

20.10.2024

Policia e Kosovës ka arrestuar të dielën në mbrëmje një person në rrugën Sali Nivica në Prishtinë.

Ndaj tij, siç kupton Shënjestër.net, kishte pasur urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Policia e identifikoi fillimisht personin e kërkuar, i cili përkundër tentativës për të ikur, u kap nga organet e rendit. Ai u shoqërua fillimisht në njërin nga stacionet policore në kryeqytet.

Policët, krahas tij, të dielën u vunë në kërkim edhe të një personi tjetër, i cili dyshohet se tentoi ta ndihmoi me veturë që të arratiset, tashmë të arrestuarin, kupton Shënjestër.net.

Errët
Ndritshëm