Një person është shoqëruar në stacionin policor në Skenderaj, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një thikë.
Rasti ka ndodhur më 28 tetor, në rrugën “28 Nëntori”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.