Errët
Ndritshëm

Të shtëna me armë në Strellc të Epërm, arrestohen tre persona

22.10.2026
Policia Gjakove (1)

Tre persona janë arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të katër personave në Strellc të Epërm të Deçanit.

Rasti është raportuar sot rreth orës 05:00 në Stacionin Policor në Deçan, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar një pistoletë, që dyshohet se është përdorur në rast, si dhe ka gjetur dy gëzhoja.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.

Errët
Ndritshëm