Një person është arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se ka nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës që lidhen me regjistrimin civil.
Rasti është raportuar të martën, rreth orës 08:55.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme, që dyshohet se mund të shërbejnë si prova materiale.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të organeve kompetente.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.