Errët
Ndritshëm

Vrasja që tronditi Vitinë, 25 vjet burg për Egzon Shaltin

20.10.2026

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me 25 vjet burgim Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shalti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Pas shpalljes së vendimit, Arton Ferizi, babai i viktimës ka paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin, duke e cilësuar atë të padrejtë.

Ferizi ka theskuar se i dënuari ka planifikuar vrasjen e 5 personave dhe se ajo që ka bërë është “akt terrorist”, për të cilin, sipas tij do të duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

Sipas Prokurorisë, më 8 shtator 2025, rreth orës 20:29, në sheshin “Bafti Haxhiu” në Viti, i pandehuri Egzon Shalti ka privuar nga jeta Auron Ferizin.

Vrasja ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme me Valton Gashin. Me këtë veprim me vetëdije, i pandehuri rrezikoi rëndë edhe jetën e Mensure Alimit, si dhe të tre të miturve: Egzon Sakipit, Alban Sakipit dhe Valton Gashit.

Errët
Ndritshëm