Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i gjenden kokainë, marihuanë dhe 1,100 euro

16.10.2026
Wh Klinikat E Qkuk 123

Një person ka përfunduar në mbajtje pasi Policia dyshon se iu gjetën substanca narkotike dhe para të gatshme në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1 mijë e 100 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm