Një qytetari në Prizren dyshohet se i është vjedhur vetura gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të premtën, ndërsa vjedhja dyshohet se ka ndodhur ndërmjet orës 00:30 dhe 07:00.
Viktima ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë marrë veturën me targa vendore.
Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.