Një person është arrestuar në Junik, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Luan Haradinaj”, ku Policia është njoftuar për të shtëna me armë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar të dyshuarin.
Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT, një karikator, 52 fishekë dhe tetë gëzhoja.
Sipas Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.