Errët
Ndritshëm

Konflikt mes fqinjëve në Korishë, njëri dyshohet se tentoi ta qëllojë me armë tjetrin

19.09.2026
Policia E Kosoves

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një konflikt mes dy fqinjëve dyshohet se për pak përfundoi me përdorimin e armës.

Njëri prej fqinjëve dyshohet se ka tentuar ta qëllojë me armë tjetrin, por në momentin e fundit arma nuk ka shkrepi.

Ende nuk dihen arsyet që çuan deri te konflikti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Kanosje”, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Errët
Ndritshëm