Errët
Ndritshëm

Avokati i Thaçit: Vendimi i Speciales ngre “përfundime të rrezikshme” për luftën e UÇK-së

19.09.2026

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, ka reaguar sërish pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një postim në X, në një replikë ndaj analistit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Marko Prelec, Mishetiq ka thënë se trupi gjykues ka arritur në disa përfundime që ai i konsideron “të rrezikshme”.

Sipas tij, gjykata ka vlerësuar se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të të ashtuquajturës Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale (JCE) dhe “të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së” ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes kryerjes së krimeve të luftës.

“Trupi Gjykues ka vlerësuar se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (JCE) dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje, edhe Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë”, ka shkruar Mishetiq.

Mishetiq e ka paraqitur këtë si një çështje që, sipas tij, shkon përtej pretendimeve të Prokurorisë në këtë rast.

Errët
Ndritshëm