Errët
Ndritshëm

Aksion në Prizren, i dyshuari kapet me drogë, mijëra tableta dhe 19 mijë euro

18.09.2026
Policia E Kosoves (1)

Një person është arrestuar të enjten mbrëma ne Prizren, pasi gjatë kontrollit policor iu gjetën substanca të dyshuara narkotike, një sasi e madhe barnash dhe mijëra euro para të gatshme.

Sipas Policisë, të dyshuarit iu gjetën 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë dhe 2.44 gramë të tjera substancë e dyshuar si kokainë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe 221 pako me nga 30 tableta diazepam dhe 165 pako me nga 30 tableta bensedin.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 19 mijë e 625 euro para të gatshme dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Errët
Ndritshëm