Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Blaq të Dragashit.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 15:00.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas një informate dhe një video-incizimi, përmes të cilave ka identifikuar dhe ndaluar të dyshuarin.
Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.