50 gjoba janë shqiptuar ndaj drejtuesve të motoçikletave gjatë muajit gusht në rajonin e Ferizajt.
Sipas Policisë, 27 persona janë gjobitur pasi kanë drejtuar motoçikletën pa patentë shofer, 11 për mungesë regjistrimi, 4 për drejtim pa helmetë dhe 8 për masa të tjera.
Gjatë kontrolleve janë konfiskuar edhe 14 motoçikleta e skuterë dhe 8 trotinetë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit.
Autoritetet kanë njoftuar se aksionet do të vazhdojnë.