Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar të enjten me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipatti.
Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me fokus te ngërçi në Kuvend dhe procesi i konstituimit të institucioneve.
Sipas LDK-së, Abdixhiku ka ritheksuar qëndrimin e partisë për funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
Kuvendi të mërkurën dështoi sërish të konstituohet, kësaj here për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrave të nënkryetarëve.
Ndërkohë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë dakorduar për Bekim Sejdiun si kandidat për president, por kjo marrëveshje nuk siguron 80 votat e nevojshme.
Gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër këtij propozimi.