Errët
Ndritshëm

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës

10.09.2026

Kreshnik Kaçiu është emëruar kryetar i Gjykatës Administrative të Kosovës.

Vendimi është marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e 372-të, pas shqyrtimit të aplikimeve dhe intervistimit të kandidatëve.

Sipas KGJK-së, Kaçiu është zgjedhur me shumicë votash, bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues.

Mandati i tij do të jetë pesëvjeçar dhe nis nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.

Kaçiu është emëruar gjyqtar më 21 janar 2019 nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërsa në janar 2022 është emëruar gjyqtar me mandat të përhershëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Çështje Administrative.

Gjykata Administrative u hap si gjykatë e veçantë më 5 maj 2026, pasi më parë funksiononte si departament në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në mbledhjen e sotme të KGJK-së janë paraparë edhe pika të tjera, përfshirë raportimin e gjyqtarëve të gjykatave të Kosovës.

Errët
Ndritshëm