Errët
Ndritshëm

Nxënësi dyshohet se theri me thikë klasorin e tij në Podujevë

10.09.2026

Një nxënës dyshohet se ka therur me thikë klasorin e tij të martën në Shkollën Teknike “Fan S. Noli” në Podujevë.

Sipas Policisë, arma e ftohtë është sekuestruar, ndërsa i mituri i lënduar ka marrë tretman mjekësor.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Errët
Ndritshëm