Policia në Prishtinë ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor.
Rasti ka ndodhur më 24 gusht rreth orës 06:30.
Sipas Policisë, i dyshuari ka lënduar dy zyrtarët dhe ka dëmtuar edhe disa dollapë.
Të lënduarit dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.