Errët
Ndritshëm

Arrestohet një person për hyrje ilegale në Kosovë nga Maqedonia e Veriut

27.06.2026

Policia e Kosovës ka ndaluar një person, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 26 qershor rreth orës 14:50 në Han të Elezit, ku gjatë patrullimit zyrtarët policorë kanë vërejtur dy persona duke kaluar kufirin jashtë pikave të autorizuara.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe intervistuar. Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, personi tjetër është kthyer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Errët
Ndritshëm