Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën, gjatë patrullimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ka zbuluar një sasi armatimi në një shtëpi të pabanuar.
Sipas njoftimit zyrtar, në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, pajisje për pastrimin e armëve, si dhe një granatë dore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.