Errët
Ndritshëm

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

31.01.2026
Te Shtena Me Arme Zjarri Ilustim

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan të shtunën në Kodren e Trimave, Prishtinë.

Sipas të dhënave fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime, por ato nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Sot, rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore,” njoftoi Policia e Kosovës për Shënjestër.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.

Errët
Ndritshëm