Real Madridi ka vendosur të shkarkojë Xabi Alonson pas humbjes dramatike 3-2 në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës.
Sipas deklaratës zyrtare të klubit, vendimi është marrë “me marrëveshje reciproke”, pas analizës së situatës.
Menjëherë pas largimit të Alonsos, drejtimin e skuadrës madrilene e ka marrë Álvaro Arbeloa, i cili do të ketë misionin për të rikthyer stabilitetin dhe besimin në ekip në vazhdim të sezonit.
Vendimi vjen në një moment delikat për Los Blancos, në një periudhë ku presioni për rezultate është më i madh se kurrë.