Errët
Ndritshëm

Drita, klubi më i vlefshëm në Kosovë

23.12.2025
F75f97c8 1ec6 470a 8fb0 318cf893625e

Sipas përditësimit të fundit të Transfermarkt, klubi më i vlefshëm në Kosovë momentalisht është kampioni në fuqi, Drita, me një vlerë totale prej 7.5 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 14.1% që nga raportimi i fundit. Pas saj renditet Ballkani me 6.25 milionë euro, një rritje impresive prej 24.1%, ndërsa Prishtina zë vendin e tretë me 5.068 milionë euro, duke shënuar po ashtu një rritje të konsiderueshme prej 14.1%.

Rritje të ndjeshme në vlerën e lojtarëve janë vënë re në gjithë Superligën, me disa nga emrat kryesorë që spikasin:

Giovanni (Ballkani), me një rritje prej 50 mijë euro, duke e bërë vlerën e tij më të fortë se më parë.

Arb Manaj (Drita), me një rritje fantastike prej 350 mijë euro, i cili u shpall edhe Lojtari më i mirë i vitit 2025 në Superligë.

Muhamet Hyseni (Llapi) zë vendin e tretë me një vlerë prej 650 mijë euro.

Valentin Serebe, me një vlerë prej 600 mijë euro renditët në vendin e 4 shënon një rritje fenomenale prej 550 mijë euro, duke qenë ndër lojtarët që ka përmirësuar më shumë veten gjatë këtij viti.

Ky përditësim tregon qartë se Superliga e Kosovës po rritet gradualisht në konkurrencë dhe vlerë ekonomike, ndërsa lojtarët kryesorë po bëhen gjithnjë e më të kërkuar dhe të vlefshëm.

Errët
Ndritshëm