Ka ndërruar jetë edhe një nga personat e aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një grua kishte humbur jetën në vendngjarje pas përplasjes mes një kamioni dhe një veture, ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë derisa po dërgohej nga Spitali i Prizrenit drejt QKUK-së.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte arritur në Emergjencë pa shenja jete.
Aksidenti ka ndodhur të premten në mëngjes, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, ku u përplasën një veturë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore.
“Sot, rreth orës 07:40, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.