Errët
Ndritshëm

Vdes në Shkodër i burgosuri që vuante dënimin për vrasjen e gruas shtatzënë

06.12.2025

Shpëtim Çeliku, i dënuar me 25 vite heqje lirie për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në dhjetor të vitit 2012 në Orikum, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiorespirator. Ngjarja e rëndë e vitit 2012 kishte tronditur opinionin publik, pasi viktima ishte gjetur e pajetë në një banesë të braktisur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10, në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Policia njofton se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorepirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa nga masa e dënimit i kishin mbetur edhe 8 vite e 5 muaj për të vuajtur.

Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar nga IEVP Shkodër në Spitalin e Burgjeve dhe më pas në QSUNT, ku dhe ndërroi jetë.

Aktualisht po zbatohen të gjitha procedurat ligjore për njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB-së, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.

Errët
Ndritshëm