Kylian Mbappé po vazhdon ritmin e një fenomeni të padiskutueshëm në futboll. Sulmuesi francez ka arritur tashmë 400 gola në karrierë, në moshën vetëm 26 vjeç, 10 muaj e 25 ditë, duke lënë pas rekorde të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Mbappé ka shënuar të paktën 26 gola çdo sezon që nga debutimi në vitin 2016/17, ndërsa sezonin e tij më produktiv e pati në 2023/24, kur shënoi 44 gola me PSG-në dhe 10 të tjerë për Francën.
Krahasimet me Ronaldon e Messin vetëm tregojnë ritmin e jashtëzakonshëm të francezit:
Cristiano arriti kuotën e 400 golave në moshën 28 vjeç e 11 muaj,
Messi në 27 vjeç e 3 muaj,
ndërsa Mbappé shumë më herët se të dy legjendat.
Ai ka një avantazh të madh: që në fillim ka luajtur si sulmues i pastër, ndërsa Ronaldo dhe Messi nisën si anësorë, duke u bërë gola-shënues të frikshëm me kalimin e viteve.
Statistikat flasin vetë:
Ronaldo shënoi 32 gola në 4 sezonet e para,
Messi 42 gola,
Mbappé plot 129 gola në të njëjtën periudhë.
Rekordi i madh i historisë ‘1,000 golat’ është objektivi që Ronaldo pritet të prekë viteve të ardhshme, por Mbappé konsiderohet pasardhësi më serioz për t’u bërë golashënuesi më i madh ndonjëherë.
Në garë futet edhe Erling Haaland, një vit më i ri se Mbappé, i cili ka arritur tashmë 333 gola dhe pritet të rritë shifrat me debutimin e tij në Kupën e Botës.
Rivaliteti legjendar Messi–Ronaldo po gjen dy pasardhësit e rinj: Mbappé dhe Haaland.
10 lojtarët më të rinj që kanë arritur 400 gola në karrierë:
Kylian Mbappé – 26 vjeç, 10 muaj, 25 ditë
Gerd Müller – 27 vjeç, 2 muaj, 17 ditë
Lionel Messi – 27 vjeç, 3 muaj, 3 ditë
Uwe Seeler – 28 vjeç, 9 ditë
Jimmy Greaves – 28 vjeç, 1 muaj, 17 ditë
Cristiano Ronaldo – 28 vjeç, 11 muaj, 1 ditë
Neymar Jr – 28 vjeç, 9 muaj, 1 ditë
Robert Lewandowski – 30 vjeç, 6 muaj, 16 ditë
Harry Kane – 30 vjeç, 8 muaj, 30 ditë
Luis Suárez – 31 vjeç, 1 muaj