Errët
Ndritshëm

Kupa e Kosovës: Gjashtë duele për një vend në 1/8-tën

04.12.2025
Kupa E Kosoves

Kupa e Kosovës rikthehet sot (e enjte) me gjashtë ndeshje të fazës së 1/16-tës, në garën që tradicionalisht sjell befasi dhe duele të forta mes klubeve të kategorive të ndryshme.

Kjo fazë nisi të mërkurën me nëntë sfida, ku favoritët e Superligës nuk u rrëzuan. Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj siguruan vendin në 1/8-ten, duke eliminuar kundërshtarët e Ligës së Parë.

Sot, vëmendja zhvendoset te ndeshjet e kombinuara, ku Prishtina pret Top Football nga Liga e Dytë, ndërsa çiftet tjera përballin skuadra të Ligës së Parë.

Këto janë duelet e ditës:

2 Korriku – Dinamo

Flamurtari – Vushtrria

Istogu 03 – Feronikeli ’74

Top Football – Prishtina

KEK-u – Vëllaznimi

Liria – Suhareka

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 12:30, ndërsa nesër (e premte) luhet sfida e fundit e kësaj faze: Kika – Trepça ’89.

Fituesit e ditës së sotme do t’i bashkohen skuadrave që tashmë janë kualifikuar në 1/8-tën, ku gara pritet të ashpërsohet edhe më shumë.

Errët
Ndritshëm