Errët
Ndritshëm

Foda: Po flasim për vazhdimin e kontratës me Kosovën

16.10.2025
Img 7414

Trajneri gjerman i Dardanëve hap derën për rinovim kontrate pas fitores historike ndaj Suedisë

Kosova po jeton një nga momentet më të ndritura në historinë e saj futbollistike. Pas një fushate mbresëlënëse në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, “Dardanët” janë kthyer në garë të plotë për një biletë drejt turneut më të madh në planet.

Në një intervistë për mediat gjermane, e përcjellë nga “4-4-2”, trajneri Franco Foda ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime për rinovimin e kontratës, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij mund të mbetet e verdhë e kaltër.

Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur – me ambientin, me profesionalizmin. Prandaj është plotësisht e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë,” – deklaroi Foda.

Trajneri 59-vjeçar, ish-drejtor i FC Zürich, është shprehur i impresionuar me atmosferën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe me përkushtimin e lojtarëve që, sipas tij, kanë krijuar një frymë të rrallë brenda grupit. Aktualisht, kontrata e tij është e vlefshme deri në korrik 2026.

Foda vjen pas një periudhe të artë: fitorja ndaj Suedisë në Göteborg ka ringjallur besimin dhe energjinë në kampin “dardan”, duke i dhënë Kosovës shpresë reale për një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Nëse në ndeshjet e nëntorit gjithçka shkon sipas planit, me duelin vendimtar ndaj Sllovenisë dhe shpresën që Zvicra të ndalet nga Suedia, Kosova mund të sigurojë kualifikimin direkt.

Në të kundërt, rruga drejt ëndrrës së madhe do të kalojë përmes play-off-it të marsit 2026.

 

Errët
Ndritshëm