Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka shpërthyer në emocion pas fitores madhështore të kuqezinjve ndaj Serbisë në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Me një deklaratë plot ndjenja dhe krenari, braziliani që ka fituar zemrat e tifozëve shqiptarë u shpreh pas ndeshjes:
“Nga 1 te 10, sot e ndjej veten 9 si shqiptar! Me Serbinë nuk ishte ndeshje e zakonshme, e kuptova dhe djemtë me gjak, shpirt dhe dëshirë ia arritën.”
Ky ishte reagimi pas një fitore historike për futbollin shqiptar, ku Rey Manaj me një gol raketë në minutën e 45-të tronditi stadiumin e Leskovcit dhe i dhuroi Shqipërisë një triumf që do të kujtohet gjatë.
Pas kësaj fitoreje të madhe, Shqipëria është në vendin e dytë të grupit dhe tani përgatitet për ndeshjen e radhës, të martën kundër Andorrës, ku kuqezinjtë synojnë një tjetër fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit 2026.