Errët
Ndritshëm

Al-Hilal ofron 400 milionë euro për Yamal

13.10.2025
Ghhlzbsxwaan0hc

Al-Hilal nga Arabia Saudite ka tentuar të befasojë botën me një ofertë rekord prej 400 milionë eurosh për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sipas raportimeve të faqes Fichajes.net, klubi saudit i ka ofruar 18-vjeçarit një kontratë shtatëvjeçare me kushte ekonomike të paprecedenta, një propozim që, nëse do të pranohej, do ta shndërronte në transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Megjithatë, Barcelona e ka mohuar kategorikisht këtë propozim, duke theksuar se Yamal nuk është në shitje. Klubi katalanas e konsideron lojtarin një “shtyllë strategjike” të projektit afatgjatë dhe nuk ka asnjë qëllim të negociojë për largimin e tij.

Vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka arritur të bëhet figurë qendrore e Barcelonës, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të fuqishme në botë. Ai rinovoi kontratën e tij këtë verë deri në vitin 2031, duke firmosur një marrëveshje që përfshin një pagë fikse prej 10 milionë eurosh, bonus nënshkrimi prej 25 milionë eurosh (të shpërndarë në gjashtë vite) dhe bonuse të ndryshme që mund ta çojnë përfitimin e tij total deri në 20 milionë euro neto në vit, nëse përmbush të gjitha objektivat.

Nuk është hera e parë që klubet e mëdha provojnë ta joshin yllin katalanas. Në mars të vitit të kaluar, PSG kishte bërë një ofertë prej 200 milionë eurosh, të cilën Barcelona e hodhi poshtë menjëherë.

 

Errët
Ndritshëm