Xherdan Shaqiri ka treguar edhe një herë se është njeriu i ndeshjeve të mëdha. Ylli shqiptar i Baselit ishte protagonist absolut në fitoren 2-0 ndaj Stuttgartit, një triumf që bëri jehonë në xhiron e dytë të Ligës së Evropës.
Në një mbrëmje ku Baseli shkëlqeu, Shaqiri dhe Albian Ajeti ishin arkitektët e suksesit, duke i dhënë skuadrës zvicerane tri pikë jetike. Por ishte Shaqiri ai që bëri diferencën me lojën, personalitetin dhe ndikimin e tij vendimtar.
Me një notë 8.6, Shaqiri u shpall një nga më të mirët e javës dhe u përfshi në formacionin ideal të xhiros së dytë të Ligës së Evropës, krahas emrave të njohur si Iago Aspas, Kerem Akturkoglu apo Jhon Lucumi. Një tjetër dëshmi se shqiptari vazhdon të mbetet një lider në fushë, pavarësisht viteve që kalojnë.
Në një Ligë të Evropës me plot yje, emri i Xherdan Shaqirit vazhdon të shkëlqejë.
