Errët
Ndritshëm

Yakin flet për Hajdarin që iu bashkua Kosovës: Nuk mund të ndikojmë në vendimin e tij

02.10.2025
Murat Yakin

Kombëtarja e Zvicrës sot e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit.

Po ashtu, sot trajneri Murat Yakin, ka mbajtur një konferencë për media, ku foli edhe rreth vendimit të futbollistit Albian Hajdarit, për t’iu bashkuar Kosovës.

Yakin foli edhe për bisedën që pati me Hajdarin, për të cilin tha se në fund nuk arriti ta bindte.

“E pranojmë vendimin e tij, nuk mund të ndikojmë tek ai”, u shpreh Yakin.

Turku, theksoi se te “Helvetikët” se do të luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë dhe që e ndiejnë me zemër ta përfaqësojnë këtë shtet.

“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh tutje ai.

Para mbrojtësit të Hoffenheimit, mundësinë për të luajtur për Zvicrën e lëshoi edhe Leon Avdullahu, i cili po ashtu iu bashkua “Dardanëve”.

Errët
Ndritshëm