Errët
Ndritshëm

Alexander Arnold, shumë afër rikthimit te Real Madrid

30.09.2025
Gettyimages 2219796735 Scaled

Pas disa javësh në tribunë, Trent Alexander-Arnold është shumë pranë rikthimit në fushë. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, mbrojtësi anglez pritet të lërë pas dëmtimin në kofshë menjëherë pas pushimit të tetorit, kur zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

Kthimi i tij është planifikuar përballë Getafes, më 19 tetor, një duel ku trajneri e pret si një përforcim të artë për krahun e djathtë.

Deri më tani, Alexander-Arnold ka regjistruar katër paraqitje në La Liga këtë sezon, pa arritur të gjejë golin apo të dhurojë ndonjë asist. Rikthimi i tij pritet të rrisë dinamizmin e skuadrës dhe të rikthejë sigurinë në repartin mbrojtës.

Tifozët presin me padurim që numri 66 të rikthehet në aksion, ndërsa klubi sheh në të një element kyç për pjesën e mbetur të sezonit.

Errët
Ndritshëm