Errët
Ndritshëm

Policët rikthehen në detyrë pas suspendimit për shkak të një shakaje me kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën

19.09.2025

Rreshteri Sami Hoti, së bashku me tre policë të tjerë, është rikthyer të premten në detyrën e tij policore.

Ata ishin suspenduar për shkak se bënë shaka me kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën.

Policia e Kosovës ka vlerësuar se në rastin e Sami Hotit nuk ka pasur shkelje disiplinore dhe për këtë arsye ka vendosur kthimin e tij në pozitën që kishte më herët.

Avokatja e Hotit, Arbenita Zija-Aliu e ka quajtur këtë një vendim të drejtë.

“Ky vendim dëshmon një qasje të matur dhe të drejtë, duke e trajtuar këtë rast me vlerësim profesional dhe kredibilitet institucional”, tha ajo përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka shtuar se klienti i saj ka dëshmuar dinjitetin jo vetëm gjatë luftës, por edhe më pas, nën uniformën policore në aksione të shumta ku ka shërbyer me përkushtim për vendin.

Sipas saj, edhe gjatë periudhës së suspendimit Hoti ka treguar qetësi dhe integritet, duke e konfirmuar edhe një herë karakterin e tij të palëkundur si polic dhe si qytetar.

Errët
Ndritshëm