Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj policit M.L.
Masa e paraburgimit sipas këtij aktvendimi, të pandehurit M.L. i llogaritet nga datë 03.09.2025 deri me datë 03.10.2025.
Sipas aktvendimit, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, zbulim të fshehtësisë zyrtare, si dhe mbajtje të paautorizuar të armëve. Po ashtu, ndaj tij rëndon edhe dyshimi për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila argumentoi se paraburgimi është i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve.