Errët
Ndritshëm

Rio Ngumoha bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Liverpoolit

26.08.2025
Rio Ngumoha 16 Scored A Brilliant Goal On His Premier League Debut To Seal Victory Over Newcastle United

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe jashtë fushe ndaj Newcastle United, me rezultat 3-2, falë një momenti historik nga supertalenti Rio Ngumoha.

Anësori i majtë, vetëm 16 vjeç e 361 ditë, realizoi golin vendimtar në minutën e 100-të, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Liverpoolit. Ky rekord më parë i përkiste Ben Woodburn, i cili kishte shënuar në vitin 2016 kundër Leeds United në moshën 17 vjeç e 45 ditë.

Top 5 golashënuesit më të rinj në historinë e Liverpoolit:

Rio Ngumoha – 16 vjeç e 361 ditë

Ben Woodburn – 17 vjeç e 45 ditë

Kaide Gordon – 17 vjeç e 96 ditë

Michael Owen – 17 vjeç e 143 ditë

Jordan Rossiter – 17 vjeç e 183 ditë

Ngumoha tashmë ka hyrë në librin e rekordeve të klubit nga Merseyside, vetëm pak muaj pasi bëri debutimin si lojtari i dytë më i ri në histori më 11 janar. Ai iu bashkua Liverpoolit nga Chelsea në shtator të vitit 2024 dhe tashmë ka dhënë sinjalet e para se mund të jetë një nga yjet e ardhshëm të futbollit anglez.

Errët
Ndritshëm