Errët
Ndritshëm

Shaqiri kritikon trajnerin pas barazimit të Baselit me Copenhagen

21.08.2025
Shaq Spot 1745571581 166529 (1)

Basel ka lëshuar një mundësi të artë për të marrë avantazh në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Copenhagen, pavarësisht se ishte në epërsi pas golit të Xherdan Shaqirit.

Kapiteni shqiptar i klubit zviceran, i cili shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij, nuk nguroi të shfaqë pakënaqësitë ndaj trajnerit Ludovic Magnin, duke kritikuar vendimin e tij për të mos e zëvendësuar më herët mbrojtësin Jonas Adjei Adjetey. Ky i fundit mori karton të verdhë në minutën e 43-të dhe më pas u përjashtua me të kuq në minutën e 82-të, duke e vështirësuar situatën për Basel.

Ndoshta duhet të reagojmë ndryshe dhe ta largojmë më herët. Nëse një lojtar merr karton të verdhë herët, rritet mundësia që ai të përjashtohet. Duhet të mësojmë nga kjo dhe ndoshta të bëjmë një zëvendësim më shpejt herën tjetër”, u shpreh Shaqiri pas ndeshjes.

Nga ana tjetër, trajneri Magnin i priti me qetësi kritikat e yllit të tij, duke theksuar se vendimi i marrë ishte i qëllimshëm dhe pjesë e strategjisë së tij.

Nuk jam dakord. Nuk mendoj se duhet ta largoj një lojtar vetëm pse merr një karton të verdhë. Do ta bëja përsëri të njëjtën gjë. Një karton i verdhë nuk është i pazakontë për një mbrojtës”, tha Magnin, i cili shtoi me sportivitet: “E njoh marrëdhënien time me Shaqirin. Nuk është problem. Ai është ende në fillimet e karrierës së tij si trajner dhe ka ende shumë për të mësuar.”

Basel do të kërkojë të sigurojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në fushën e Copenhagen, ku barazimi i parë e vë skuadrën zvicerane përballë një detyre të vështirë.

Errët
Ndritshëm